FOTO/ I dyshuar për një vjedhje, ky është 31-vjeçari që vrau veten në komisariatin e policisë në Kavajë

Screenshot 7

Personi që shihni në foto është Ilvi Meta, 31-vjeçari i cili dyshohet se vari veten me lidhëset e këpucëve në ambientet e Komisariatit të Kavajës.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se i riu ishte shoqëruar në ambientet e komisariatit rreth orës 14:00 pasi dyshohej se kishte kryer një vjedhje. Ndërkohë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 19:08.

Grupi i dhomës së paraburgimit ka tentuar të japë ndihmën e parë, por ka qenë tepër vonë, pasi i riu kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë mësohet nga gazetari Çelmeta Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Florenc Panganika dhe një grup ekspertësh të SHÇBA janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Kavajës, për të hetuar ngjarjen.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook