“U gjet i vetëvarur në dhomat e izolimit”, policia informacion zyrtar për ngjarjen në Kavajë: I riu u ndalua sot pasi Gjykata…

Kavaje Policia

Policia e Kavajës ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku një i ri vrau veten pasi ishte ndaluar nga policia me akuzën për vjedhje.

Policia thotë se më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç, i cili është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“U gjet i vetëvarur në dhomat e izolimit”, policia informacion zyrtar për ngjarjen në Kavajë: I riu u ndalua sot pasi Gjykata…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook