
Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje shiu që rruga mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës të pushtohet nga uji.
Problemi është rikthyer njësoj si vitin e kaluar kur reshjet e shiut përmbytnin këtë rrugë për shkak se kanali ujëmbledhës nga Qafa e Buallit nuk e përballonte sasinë që mblidhej në të dyja anët e luginës.
Sasia e madhe e ujit e grumbulluar në hyrje të terminalit të autobusëve ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve. Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo situatë është kthyer problematike sa herë ka reshje shiu dhe se duhet të ketë ndërhyrje për zgjidhje të përhershme. Probleme janë shkaktuar edhe në rrugën e Arbrit tek ura mes dy lagjeve të Bulqizës.
and then