Vrasja në Fier/ Del nga rreziku për jetën nipi i viktimës, përfundon operacionin dhe dërgohet në reanimacion

Del nga gjendja kritike nipi i Selami Hasanit, përfundon operacionin në Fier dhe dërgohet në reanimacion

Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të ndodhur sot në Fier, ka dalë nga gjendja kritike për jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit.

Hasani ka marrë tre plumba në trup. Pas përfundimit të operacionit, ai është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të vijojë të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Ndërkohë, i plagosuri ndodhet nën masa të rrepta sigurie.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×