Henry për Juventusin: Më dhemb ta shoh në situatën në të cilën ndodhet tani, por është një klub i jashtëzakonshëm

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry, ka shprehur keqardhjen për situatën nëpër të cilën po kalon aktualisht Juventusi, duke theksuar se skuadra torineze mbetet një prej klubeve më të veçanta në futbollin evropian.

Në një intervistë për podcastin francez “Kampo”, ish-ylli i Arsenalit ka rikujtuar edhe periudhën e shkurtër që kaloi në Torino në vitin 1999, duke treguar se ende ruan respekt dhe vlerësim të madh për klubin bardhezi.

“Kur mbërrita, ishin Tacchinardi, Iuliano, Peruzzi, Di Livio, Conte, Ciro Ferrara, Pessotto, Birindelli. Ata djem… Më pëlqente shumë Juventus”.

“Më dhemb ta shoh Juventusin në situatën në të cilën ndodhet tani, por është një klub i jashtëzakonshëm . “



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×