Dua Lipa është takuar me Xhemi Karrager pas performacës së saj të premten. Këngëtarja 26-vjeçare u shfaq komode, teksa e veshur sport mbante dhe një kapuç të zi, teksa u shfaq në foto pranë ish-futbollistit profesionist dhe babait të saj Dukagjinit, i cili mbante një fanellë të Liverpul-it me emrin ‘Lipa’.
Karrager dukej i në top formë, teksa ishte veshur me një kostum sportive gri dhe një bluzë kaki teksa pozonte me superyllin. Ndërsa Dukagjini mbante veshur një bluze të zezë teksa mbante fanellën e futbollit. Xhemi e ndau foton me 1.5 milionë ndjekësit e tij dhe thjesht shkroi: “Mundësitë……[email protected]”. Kënga e Duas ‘One Kiss’ u zgjodh nga fansat e Reds pasi ajo performoi para finales së Ligës së Kampionëve 2018.
View this post on Instagram
Kënga tani është bërë një himn i Liverpul dhe luhet në “Anfield” në çdo ndeshje në shtëpi me mijëra tifozë që këndojnë së bashku në tribuna. Kënga me Kelvin Herris, ishte publikuar pak më shumë se një muaj para finales dhe shkoi në vendin e parë në top listat në Mbretërinë e Bashkuar menjëherë më pas, ku mbeti atje për javë të tëra duke e bërë atë vendin më të gjatë në vendin e parë për një artiste femër në Britania e Madhe këtë shekull.
Arena e Lajmit