Sandro Tonali ka qenë një nga pikat kyçe të Milanit në këtë sezon dhe këtë e dëshmojnë edhe statistikat e regjistruara deri më tani me kuqezinjtë. Tifozët duket gjithashtu se e kanë një nga lojtarët e tyre të preferuar, me reperin italian Dani Faiv, i cili është një tifoz i madh i kuqezinjve që i ka kushtuar një këngë 21-vjeçarit.
“ Vrapon pa u ndalur, nëse hynë ai në fushë nuk ka më ndeshje.
Këtë hap e mbaj gjithë jetën, jam Sandro Tonali.”, janë disa nga vargjet e këngës së reperit.
Kënga pritet të publikohet së shpejti në “Youtube”, me fansat kuqezi që janë në pritje të hitit për yllin e tyre.
Arena e Lajmit