
Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 46 vjeçare e cila kishte hapur një kopsht privat, por nuk ishte pajisur me licensën përkatëse, duke fshehur të ardhurat dhe duke iu shmangur detyrimeve tatimore.
Ky është rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme që goditen në kë qytetet.
Njoftimi i plotë:
Fier
Finalizohet operacioni policor “Informaliteti 3”, për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit në kopshte, pa licencën përkatëse.
Goditet brenda një jave, rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme.
Procedohet penalisht pronarja e kopshtit privat, që ushtronte aktivitetin pa licencë, në Fier.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasen E. K., 46 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Daullas, në subjektin në pronësi të saj (kopsht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.