VIDEO/ Hapet njëra nga portat e shkarkimit në HEC-in e Komanit pas reshjeve intensive

Pas reshjeve intensive që përfshinë veriun e vendit mbrëmjen e 19 nëntorit, është hapur njëra nga portat e shkarkimit të ujit në Hidrocentralin e Komanit.

Prurjet nga lumenjtë që furnizojnë Komanin kanë sjellë edhe aluvione të shumta, ndaj edhe u hap porta e digës.

Hapja e njërës prej portave të Komanit është bërë për qarkullimin e inerteve, në mënyrë që të mos bien në fund të liqenit.

Pra, Komani nuk është në nivele të larta dhe hapja e digës deri në këto momente nuk përbën rrezik për përmbytje.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×