
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Enea Zyferin, i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit në çështjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Eglant Kocit. Nga masa “arrest në burg”, gjykata ka vendosur që Zyferi të qëndrojë në “arrest në shtëpi”.
Sipas vendimit, ai do të duhet të qëndrojë në banesën e tij në Rajonin 2 në Korçë, duke mos u larguar prej saj në zbatim të masës së caktuar nga gjykata.
Nga hetimet e Prokurorisë, Enea Zyferi dyshohet se ka ndihmuar Armando Shakajn për të zhdukur gjurmët e krimit pas ngjarjes së rëndë. Për këtë arsye, ai akuzohet për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit.
Ndërkohë, Armando Shakaj vijon të jetë në kërkim nga autoritetet, pasi dyshohet si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së Eglant Kocit.
Ndryshimi i masës së sigurisë për Zyferin vjen në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë në këtë krim.
and then