FRANCË/ Shqiptari Edison Pula nën masa të rrepta sigurie në gjykatë, akuzohet për 50 grabitje luksoze

Një operacion i veçantë sigurie u zhvillua të martën, më 17 nëntor 2026, në gjykatën e Reimsit, ku u angazhuan forca të specializuara të administratës penitenciare franceze për shoqërimin e të paraburgosurit.

Bëhet fjalë për Edison Pulën, i cili dyshohet se është kreu i grupit kriminal shqiptar të njohur si “Nikla”.

Sipas raportimeve franceze:

  • Ai akuzohet për përfshirje në rreth 50 grabitje të banesave luksoze në Francë dhe Belgjikë.

  • Grupi dyshohet se ka shënjestruar biznesmenë, futbollistë, këngëtarë dhe personalitete të njohura.

  • Vlera e përllogaritur e dëmit nga grabitjet kalon 1 milion euro.

  • Pula ishte arratisur nga burgu i Trevisos në Itali në vitin 2022.

  • U arrestua në Luksemburg në janar 2025.

Më 17 nëntor 2026, ai u paraqit në gjykatën e Reimsit për shqyrtimin e zgjatjes së paraburgimit. Për shoqërimin e tij u angazhuan forcat speciale të sigurisë së burgjeve (ERIS)



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×