
Kontrolle janë zhvilluar në ambientet e burgut të Fierit nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Gjatë kontrolleve, në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit janë gjetur doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit hashash.
Ende nuk ka detaje të plota lidhur me sasinë e lëndës narkotike të gjetur, vendin ku u zbuluan dozat apo personat që mund të jenë të përfshirë. Pranë rastit pritet të kryhen verifikime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë.
and then