
Mario Mitaj nuk e ka nisur ashtu siç pritej aventurën e tij në Serinë A, pasi në muajt e parë të tij te Xhenoa, ka luajtur vetëm pjesëza ndeshjesh, duke qenë rrallëherë vendimtar në fushën e lojës. Por menaxheri i tij, Silvio Paljari, duket i bindur se e ardhmja e mbrojtësit të majtë është me një rol protagonisti në elitën e futbollit italian.
Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, ai i ka kushtuar vëmendje pikërisht edhe Mitajt, të cilin pret ta shohë më me rregullsi në fushë në pjesën e dytë të sezonit.
“E ka nisur pak nën ritëm pasi vjen nga një kampionat i ndryshëm, por në paraqitjet e fundit është parë Mitaj i vërtetë. Ai është një lojtar i rëndësishëm, është i fortë, që tani është pjesë e ekipit kombëtar. Edhe me Shqipërinë ka zhvilluar ndeshje të mëdha. Mendoj se mund të jetë protagonist në fazën e dytë”, u shpreh Paljari për mbrojtësin e majtë.

and then