Regions Cup/ Shqipëria luan ndeshjen e fundit me Irlandën e Veriut

Shqipëria zhvilloi ndeshjen e tretë në Regions Cup, teksa u mund me rezultatin 0-5 nga Irlanda e Veriut, në takimin e luajtur në stadiumin “Arena Egnatia”. Skuadra kuqezi nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv, ndonëse krijoi disa raste për shënim gjatë sfidës.

Trajneri Ardian Haçi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Klaudio Blloshmi, Aldi Pjetri, Gersi Merepeza, Klejti Mamutaj, Stiven Memoçi, Klodian Shehu, Xhonaldo Prenga, Olsi Sokoli, Ronaldo Alillari, Romeo Pillati dhe Albis Dajti.

Pjesa e parë ishte relativisht e ekuilibruar. Irlanda e Veriut kaloi në avantazh në minutën e 25-të me anë të Dinu. Pak pas gjysmë ore lojë, Mamutaj ishte pranë golit të barazimit, por goditja e tij u ndal nga shtylla. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Mahoney shënoi golin e dytë për miqtë.

Edhe në fraksionin e dytë, kuqezinjtë patën mundësinë të ngushtonin diferencën, por këtë herë ishte Pillati që goditi traversën. Ndërkohë, Irlanda e Veriut shfrytëzoi minutat e fundit të takimit, duke shënuar edhe tre gola të tjerë me Lavery, McNeill dhe Herron, për të vulosur fitoren 0-5.

Kjo ishte ndeshja e tretë e Shqipërisë në këtë edicion të Regions Cup. Më herët, skuadra e drejtuar nga Ardian Haçi ishte përballur edhe me Italinë dhe Sllovakinë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×