Arrestohet polici në Kavajë, dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një punonjësi të Policisë së Kavajës, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të funksionit.

Në pranga është vënë punonjësi me inicialet A.C., i cili mbante detyrën e punonjësit të rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë. Masa e sigurisë është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16 nëntor 2026, me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit.

Hetimet ndaj punonjësit të policisë janë kryer për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Sipas AMP-së, masa e sigurisë është caktuar mbi bazën e dyshimeve për përfshirjen e tij në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×