![policia-kavaje-770x418-1 Policia Kavaje](https://www.arenaelajmit.com/wp-content/uploads/2022/05/policia-kavaje-770x418-1.jpg)
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vetëvrasja e 311-vjeçarit Ilvi Meta në Komisariatin e Kavajës.
Gazetari Igli Çelmeta, raporton për “BalkanWeb” se paraprakisht dyshohet se i riu ka varur veten me lidhësen e këpucëve.
Arrestimi i tij nga uniformat blu është bërë rreth orës 14:00, ku dyshohej se ishte përfshirë në një vjedhje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:08.
Bëhet e ditur se Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Florenc Panganika dhe një grup ekspertësh të SHÇBA janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Kavajës, për të hetuar ngjarjen.Grupi i dhomës së paraburgimit ka tentuar të japë ndihmën e parë por ka qenë e pamundur pasi i riu kishte ndërruar jetë.
Arena e Lajmit