VIDEO / Pamjet që po pushtojnë rrjetin, kërcimi i Ançelotit me Vinicius është që tani ”meme”

Titulli kampion i Real Madrid ka bërë që të shpërthejë entuziazmi dhe festa për tifozët e kësaj skuadre, e padyshim edhe për lojtarët e stafin e skuadrës madrilene. Këta të fundit, kanë vendosur t’u bashkohen qindra mijëra tifozëve në shatërvanin e famshëm “Cibeles” në Madrid ku Reali feston të gjithë trofetë e tij historikisht.

bandicam 2022-04-30 23-29-54-522

Kuptohet që gjithçka ka ndodhur në një atmosferë të jashtëzakonshme festive, të cilës i është bashkuar edhe vetë Karlo Ançeloti,. Ky i fundit shpesh shfaqet si një personazh mjaft i përmbajtur para kamerave, por këtë herë tekniku italian ka qenë protagonist i festës, ashtu siç kishte premtuar para sfidës së fituar me Espanjol. Ai arriti deri aty sa në një moment, nisi edhe të kërcejë me brazilianin Vinicus.

Pamjet e këtij kërcimi janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke u kthyer në virale dhe duke e bërë shpejt Ançelotin një “meme” për tentativën e tij për të kopjuar futbollistin brazilian.

Arena e Lajmit

 


VIDEO / Pamjet që po pushtojnë rrjetin, kërcimi i Ançelotit me Vinicius është që tani ”meme”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook