Hysaj në listën e klubit të Serie A, në skenë emri i mbrojtësit kuqezi

Bologna po lëviz në kërkim të një përforcimi për mbrojtjen dhe një nga emrat që ka përfunduar në fokusin e klubit është Elseid Hysaj.

Skuadra italiane është detyruar të rishikojë planet pas dëmtimit të Emil Holmit, i cili pritet të mungojë për një periudhë të gjatë. Për të kompensuar mungesën e tij, drejtuesit po vlerësojnë mundësinë e afrimit të një futbollisti me eksperiencë në kampionatin italian.

Hysaj është një prej profileve që po ndiqen. Mbrojtësi 32-vjeçar ka një karrierë të gjatë në Serie A dhe kjo eksperiencë e bën një opsion të mundshëm për Bolognën.

Sinjal i qartë për interesin e klubit është edhe prania e drejtorit sportiv Giovanni Sartori në San Marino, ku ai ndoqi nga afër situatën e mbrojtësit shqiptar.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×