Eros Grezda ka arritur të rikthehet te goli në ndeshjen e sotme që skuadra e tij Sibenik ka zhvilluar kundër Rijekës në Ligën Kroate.
Grezda realizoi golin e tretë të sfidës në minutën e 35-të të takimit kur shifrat ishin të ndalura në baraspeshë.
Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi një top të mbetur në zonë të cilin e finalizoi me sukses për t’i dhënë avantazhin momental skuadrës së tij.
Ky është goli i dytë në kampionat për Grezdën, i cili rikthehet kështu të gjej rrugën e rrjetës.
Ndeshja mes Sibenik dhe Rijekës përfundoi me rezultatin 3-5 në favor të skuadrës mike.
REZULTATI:
Sibenik 3-5 Rijeka
Mesa 27’, Grezda 35’, Biliç 79’/ Drmiç 12’ 69′ 72′, Paviçiç 37’, Kresiç 49′
Arena e Lajmit
