“Nuk do t’i lëmë të na bëjnë të fortin”/ Si nisi konflikti mes të miturve në Yzberisht? U ndanë në grupe për t’u përplasur

Një debat i nisur në rrjetin social TikTok ka përshkallëzuar në një konflikt të mundshëm mes dhjetëra të miturve në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Sipas burimeve, gjithçka ka nisur pas një debati mes dy të miturve në rrjetet sociale. Përplasja verbale më pas është zhvendosur jashtë platformës, ku të rinjtë kanë nisur të organizohen në grupe për t’u takuar dhe “për t’u sqaruar”.

Në bisedat mes tyre, sipas burimeve, janë përdorur edhe shprehje sfiduese si “ata janë më të fortë se ne në lagje” dhe “nuk do t’i lëmë të na bëjnë të fortin”.

Pas këtyre komunikimeve, të miturit dyshohet se kishin lënë të takoheshin në zonën ku banonin, me qëllim përballjen mes grupeve.

Policia e Komisariatit Nr. 6 ka marrë informacion në rrugë operative për konfliktin e planifikuar dhe ka ndërhyrë përpara se situata të përshkallëzohej.

Efektivët kanë identifikuar disa prej të miturve në rrugën “Besim Alla”, ndërsa gjatë kontrollit kanë konstatuar se disa prej tyre kishin me vete shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin gjatë përplasjes.

Në vijim të veprimeve, policia ka identifikuar edhe të miturit e tjerë që pritej të përfshiheshin në konflikt. Në total, 23 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia ka sekuestruar dy shkopinj bejsbolli, ndërsa veprimet procedurale janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Rasti rikthen në vëmendje mënyrën se si konfliktet mes të miturve mund të nisin në rrjetet sociale dhe më pas të zhvendosen në jetën reale, duke përfshirë edhe grupe të tjera bashkëmoshatarësh.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×