I ftuar i përjavshëm në studion e “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, Ardian Mema, bëri një analizë të shkurtër për ecurinë e Tiranës në këto 2 javë, që ka regjistruar 2 hapa fals me Kastriotin dhe Laçin:
“Tirana është kampione e padiskutueshme, por tani është fundi dhe tolerohet, provohen lojtarë të rinj. Nuk ka asgjë të keqe. Luajti me Laçin që është një ekip i fortë. Ishte ndeshje e bukur për tu parë. Tirana bëri hapin e dytin fals. Të mundesh me Laçin nuk ka ndonjë gjë, por me Kastriotin në shtëpi nuk duhet të humbiste.
Kur je 12 pikë larg, mund të kesh edhe firo në rezultat. Ndeshja kishte agresivitet, në një moment buzëqesh fati tek dikush. Tirana ka bërë një sezon shumë të mirë. Është çështje kohe që do të dalë kampion. Nuk duhet të ekzistojë fare fjala tolerim. Sepse i bën keq kampionatit. Duhet t’i bëjë nder kampionatit, sepse janë të gjithë që luftojnë. Duhet të bëjë lojën e vetë, që mos krijohet aludimi që Tirana po toleron”, u shpreh fillimisht Mema.
Arena e Lajmit
