Zbuloi se mamaja e saj është fejuar, vajza e Kourtney Kardashian shpërthen në lot

penelope

Vajza e Kourtney Kardashian, Penelope, shpërtheu në lot kur zbuloi se mamaja e saj ishte fejuar me Travis Barker.

Në epsideoni e fundit të “The Kardashians”, Kourtney telefonon vajzën e saj Penelope Disick për t’i treguar lajmin e lumtur përpara se të përhapej në internet.

“A do të dish se cila ishte surpriza ime? U fejuam!”- i tha ajo  vajzës së saj në pamjet që u transmetuan gjatë episodit të ri. 9 vjeçarja filloi menjëherë të qante dhe më pas i mbylli telefonin nënës së saj.

Kardashian telefonoi djalin e saj Reign, i cili e mori lajmin shumë më mirë se Penelope.

“Penelope e mori shumë keq”, tha Kardashian në episod. “Mendoj se është një ndryshim i madh për të. Dhe edhe pse ajo e do Travisin, mendoj se ajo nuk e di se çfarë do të thotë kjo, e dini?”

Tre fëmijët e Kourtney Kardashian, të cilët ajo i ndan me ish-partnerin, Scott Disick, nuk ishin të ftuar në festën e fejesës, ndërsa fëmijët e Barker, Landon, dhe Alabama, ishin të pranishëm.

Kris Jenner, e cili planifikoi festën, pohoi se nuk kishte asnjë mënyrë për të koordinuar marrjen e të gjithë fëmijëve në Montecito nga Calabasas.

Megjithatë, Kourtney tha se do të donte që fëmijët e saj të kishin qenë atje për festën.

“Unë mendoj se do t’i kishte bërë ata të ndiheshin më të përfshirë në vendim dhe pjesë e befasisë,” tha ajo. “E di që mamaja ime e mori atë vendim dhe ndoshta nuk ishte më e mira e saj.”

Ish-parnteri i saj, Scott gjithashtu konfirmoi në episod se fëmijët ishin “të mërzitur”.

“Ata nuk e kuptuan pse po shikonin TikToks të fëmijëve të Barker dhe nuk ishin atje,” i tha ai Khloé Kardashian, përpara se të ironizonte situatën duke shtuar, “Shpresojmë që ata të jenë të ftuar në dasmë”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×