Motori i shkatërruar tërësisht, shihni pamjet nga vendi i ngjarjes ku humbën jetën dy turistët (VIDEO)

Aksidenti

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku humbën jetën dy turistë. Në pamjet e siguruara nga gazetari Senad Nikshiqi, shihen qartazi dëmet e shkaktuara.

Motori, me të cilën po udhëtonin dy turistët shihet i shtrirë në mes të rrugës, me pjesë të saj të shpërndara gjerësisht në hapësirën e autostradës. Nga ana tjetër, edhe makina me të cilën ata janë aksidentuar, tip “Benz” ka dëmtime serioze. Nuk dihet nëse drejtuesi i saj është plagosur nga ky aksident.

Ndërkohë, nuk dihet ende asgjë rreth identitetit të turistëve dhe se nga është origjina e tyre. Policia nga ana tjetër, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Arena e Lajmit

Motori i shkatërruar tërësisht, shihni pamjet nga vendi i ngjarjes ku humbën jetën dy turistët (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook