
Omar Marmoush është gjithnjë e më pranë Tottenhamit. Klubi londinez ka arritur marrëveshjen me Manchester City për transferimin e sulmuesit egjiptian. Marmoush pritet të kalojë te Tottenham në formën e huazimit, me detyrim blerjeje prej rreth 58 milionë eurosh, ndërsa me bonuset operacioni mund të shkojë deri në 70 milionë euro.
Sulmuesi pritet t’u nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të firmosë kontratën e re, që raportohet se do ta mbajë në Londër deri në vitin 2030, me opsion për një tjetër sezon. Sezonin e shkuar me “qytetarët” sulmuesi egjiptian realizoi vetëm 3 gola në 21 ndeshje në Premier League.
and then