
Elman Abule është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të shpallet vendimi për fraksionin e dosjes “Veliaj”.
Abule është i pandehur në këtë çështje dhe akuzohet nga SPAK për pastrim parash përmes kompanisë së tij “Rametal”.
Gjykata e Posaçme pritej të shpallte vendimin ditën e djeshme, në orën 15:30, por seanca u shty për ditën e sotme.
Për Elman Abulen, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 4 vite e 8 muaj burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.
and then