Ndalohet punonjësi i kompanisë së sigurimit, si e mashtroi klientin duke i marrë disa herë paratë

Policia Elbasan

Një 23-vjeçar, punonjës në një kompani sigurimi në Elbasan është arrestuar nga policia pasi ka mashtruar një klient duke i marrë disa herë para.

Sipas burimeve zyrtare, Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë, për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasin S. P., 23 vjeç, banues në lagjen “Sul Papri”, Elbasan (punonjës në një kompani sigurimi).

I riu, me anë të mashtrimit, i ka marrë disa herë, shuma të ndryshme parash, shtetasit I. H., me zotimin për ta pajisur me dokumentacion për mjetin.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook