Vdekja e punëtorit 53-vjeçar, policia e Durrësit arreston 3 persona për shkelje të kushteve të sigurisë në punë

Ambulance

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona, pas aksidentit të rëndë në punë ku humbi jetën një 53 vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë, në një objekt në ndërtim e sipër, në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë punës ka gjetur vdekjen punëtori, shtetasi G. S., 53 vjeç”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vdekja e punëtorit 53-vjeçar, policia e Durrësit arreston 3 persona për shkelje të kushteve të sigurisë në punë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook