Fitorja e La Ligas “i mbulon në ar”, ja shuma marramendëse që do të përfitojë Reali pas suksesit në kampionat

Llogaritë do të bëhen në fund, kur të gjitha klubet të kenë 38 takime të luajtura, por mediat spanjolle kanë zbuluar shifrat e majme që Reali i Madridit pritet të përfitojë nga shpallja kampion i Spanjës.

real madrid - kurtua

Madrilenët kanë fituar të shtunën titullin e 35-të në histori, pasi mundën Espanjolin 4-0. Nga shifra e përgjithshme prej 1.4 miliardë euro që La Liga jep për klubet, Reali si kampion, veç të tjerave, pritet të përfitojë 61.2 milionë euro.

Një shifër e konsiderueshme duke parë diferencat me klubet e tjera.

Reali pritet t’i përdori milionat e arkëtuara në merkaton e verës, ku emri në mendjen e të gjithëve është ai i Kilian Mbape.

Arena e Lajmit


Fitorja e La Ligas “i mbulon në ar”, ja shuma marramendëse që do të përfitojë Reali pas suksesit në kampionat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook