Kosova, Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Izraelit dhe Irlandës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. Dardanët, më 14 nëntor do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Izraelit, kurse më 17 nëntor do të përballen me Irlandën, në Dublin.

Në listën e Fodës janë tri prurje të reja: Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi. Dardanët do të grumbullohen, të hënën, në hotel ‘Emerald’, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në të njëjtën ditë, në orën 17:45 në Hajvali. Paraprakisht, në orën 12:00, përzgjedhësi Franco Foda do të mbajë konferencë për media.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Grupin 3 të Ligës B, Kosova zë vendin e dytë me pesë pikë, sa ka edhe Irlanda në vendin e tretë. Izraeli është i fundit, me dy pikë, derisa Austria është lidere e grupit me 8 pikë.

1793970981746 Img 6896 (1)
1793970981746 Img 6896 (1)



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×