
Trajneri kuqezi, Maran, ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë futbollistët që zgjedhin të përfaqësojnë Shqipërinë, duke vënë në plan të parë krenarinë dhe përgjegjësinë që mbart veshja e fanellës kuqezi. Sipas tij, kushdo që zgjedh të luajë për Shqipërinë duhet ta bëjë këtë me dëshirë, bindje dhe krenari, pasi përfaqësimi i kombëtares është mbi gjithçka tjetër.
LOJTARËT E SË ARDHMES – “Në këtë moment unë kam një fanellë dhe kushdo që pranon të përfaqësojë Shqipërinë, e bën këtë sepse është krenar që vesh këtë fanellë. Argumenti më i fortë që mund të sjell është pikërisht ky. Për mua, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi, sepse besoj se ju më keni mësuar se çfarë do të thotë të mbash këtë fanellë. E kam mësuar duke qenë këtu me ju dhe duke e përjetuar nga afër. Besoj se lojtarët që zgjedhin të veshin këtë fanellë duhet të jenë krenarë për këtë.
Për mua, kjo është çështja e parë dhe nga e cila nuk mund të shmangemi. Për pjesën tjetër, them vetëm të vërtetën, ashtu siç janë gjërat. Nuk ka nevojë të tregojmë apo të sajojmë asgjë, por thjesht duhet të kemi dëshirën dhe krenarinë për ta veshur këtë fanellë”.
and then