Një nga surprizat më të mëdha të gjysmëfinales së Erovizionit ishte dhe përfaqësuesja lituaneze, Monika Liu e cila ka marrë vëmëndje nga të gjitha mediat përsa i përket kualifikimit të saj në gjysmëfinalen e Eurovizionit.
Këngëtarja u shfaq në kompeticion e rëndësishëm me të njëjtin fustan që kishte veshur ne festivalin ku ajo kishte fituar konkursin në Lituani. Ajo tha se veshi sërish të njëjtin fustan për arsye se ishte mjaft komod dhe i përshtatshëm për përformancën që ajo kishtë përzgjedhur. “Po mendoja për një fustan tjetër, por mbi të gjitha ai që më pëlqeu ishte shumë i shtrenjtë. Veç kësaj kuptova që fustani që kam është thjesht shumë i përshtatshëm dhe tashmë është bërë pjesë e pandashme e performancës sime”, ka thënë këngëtarja. Këngëtarja lituaneze këndoi në gjuhën e saj ku shkoi në finale megjithëse në sondazh nuk i kishin dhënë asnjë shans se ajo mund të shkonte në finale.