Përmirësohet moti në Kukës, por ngricat përfshijnë Rrugën e Kombit, hidhet kripë në segmentet e prekura

Situata e motit në qarkun e Kukësit është përmirësuar, pasi reshjet e shiut kanë pushuar. Megjithatë, ulja e temperaturave ka sjellë ngrica në rrugë, ndërsa në zonat e larta malore janë regjistruar edhe reshje bore. Reshje të lehta bore, pa krijuar shtresë, janë shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme edhe në zonën e Kalimashit, pranë tunelit të Kukësit.

Ndërkohë, gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit, Rruga e Kombit ka qenë nën ndikimin e ngricave. Për të parandaluar rrëshqitjet dhe për të garantuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve, kompania mirëmbajtëse ka ndërhyrë duke hedhur kripë në segmentet e prekura nga ngricat dhe reshjet e borës. Përdoruesit e rrugës këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit dhe të përdorin automjete të pajisura me goma dimërore.

Pavarësisht kushteve atmosferike, deri më tani qarkullimi në Rrugën e Kombit vijon normalisht dhe pa probleme. Gjithashtu, nuk janë raportuar problematika as në rrugët nacionale dhe bashkiake të qarkut të Kukësit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×