Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë nesër vendimin për çështjen e Vlora Hysenit. Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror nuk ka marrë pjesë në seancën e zhvilluar në Apelin e Posaçëm.

Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala. Në seancë është i pranishëm avokati i saj, Kastriot Selita.

Ndaj Hysenit GJKKO ka caktuar më herët masën ‘arrest shtëpie’, pasi akuzohet për përfshirje në skandalin e AKSHI-it, ku ndihmonte biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ai ishte në arrati.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×