5 mln euro nga mashtrimi me Call Center-a! Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me mbi 100 vite burg, 5 anëtarë të grupit të Bruno Çobos: Të shtyhet ekzekutimi i vendimit

Dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për dosjen e grupit të Bruno Çobos, pesë prej të dënuarave i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim.

Kërkesat janë bërë duke iu referuar fëmijëve dhe kushteve familjare, ndërsa objekti i tyre është “shtyrja e ekzekutimit të vendimit, kur vuajtja e menjëhershme mund të ketë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen”.

Bëhet fjalë për Elisa Çaçin, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, Rezarta Ibrahimin me 6 vite e 8 muaj, Greta Pepën me 6 vite e 8 muaj, Antoneta Malon me 6 vite e 8 muaj dhe Silvana Veliun me 6 vite e 8 muaj burg.

Në total, në këtë çështje janë dënuar gjashtë gra, ndërsa deri tani masat e ekzekutimit janë zbatuar vetëm për katër prej tyre.

 



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×