
Si do të duket banka e së ardhmes dhe mbi të gjitha, si do të ndryshojë mënyra se si klientët ndërveprojnë me të? Ky ishte diskutimi kryesor, në ENGAGE London 2026, eventi global i Backbase, që mblodhi në Londër përfaqësues të mbi 100 bankave nga e gjithë bota, për të diskutuar të ardhshmen e bankingut, inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital.
Jet Bank ishte e pranishme në këtë skenë globale, të bankingut digjital, mes emrave si Navy Federal Credit Union, Coutts dhe Banca Generali, për të përcjellë eksperiencën e ndërtimit nga zero, të bankës së parë 100% digjitale në Shqipëri.
CEO e Jet Bank, Fatbardha Rino, ndau historinë dhe vizionin e krijimit të bankës: si mund të ndërtosh një bankë moderne pa trashëgiminë e sistemeve tradicionale, duke zgjedhur që në themel teknologjinë, arkitekturën dhe partnerët e duhur si edhe duke vendosur në qendër të çdo operacioni, eksperiencën e klientit.
“Të ndërtosh një bankë nga zero të jep lirinë, por edhe përgjegjësinë për të rimenduar bankingun. Ne po ndërtojmë në Shqipëri, bankën që do të donim ta përdornim edhe vetë: të thjeshtë, të aksesueshme dhe të ndërtuar rreth jetës reale e frentike, të klientëve.” – u shpreh Rino.
Kjo ishte edhe një nga temat kryesore të ENGAGE London 2026: bankat e së ardhmes nuk do të përcaktohen vetëm nga produktet që ofrojnë, por nga mënyra se si teknologjia i bën ato më të shpejta, më intuitive dhe më relevante për klientin.

Një tjetër pikë e e rëndësishme e diskutimeve u fokusua tek besimi dhe mënyra se si ai ndërtohet në bankingun modern. Në një marrëdhënie gjithnjë e më digjitale mes bankës dhe klientit, besimi nuk krijohet vetëm nga reputacioni afatgjatë por përmes eksperiencave të duhura: çdo ndërveprim i thjeshtë, intuitiv, transparent dhe relevant për klientin bëhet pjesë e marrëdhënies së besimit me bankën.
Në një kohë kur Agentic AI, Banking OS dhe automatizimi po riformësojnë industrinë financiare globale, për Jet Bank transformimi digjital nuk është një projekt që i përket së ardhmes. Është mënyra se si banka është ndërtuar që në ditën e parë.
CEO i Backbase, Jouk Pleiter e ka vlerësuar si një moment krenarie lancimin, në këtë event, të një numri rekord të kapaciteteve të reja të Agentic Banking që funksionojnë mbi Banking OS, duke mundësuar menaxhimin e bankave, si një tërësi të vetme dhe të integruar. CEO i Backbase ka vlerësuar gjithashtu dhe ragimet jashtëzakonisht pozitive të klientëve.
Prania e Jet Bank në ENGAGE London 2026 tregoi se inovacioni në banking nuk vjen vetëm nga tregjet e mëdha. Shqipëria mund të jetë pjesë aktive e diskutimit ndërkombëtar dhe praktikë konkrete, për mënyrën se si do të ndërtohen dhe do të funksionojnë bankat e gjeneratës së ardhshme.
and then