
Situata e Jamal Musialës vazhdon të jetë një shqetësim për drejtuesit e Bayern Munich. Sipas raportimeve të “Sky Sport DE”, futbollisti ka përjetuar një tjetër episod neurologjik javën e kaluar, duke regjistruar rastin e dytë brenda tre muajve.
Pavarësisht këtij problemi, 23-vjeçari ka arritur të rikthehet në stërvitje me skuadrën. Ndërkohë, stafi mjekësor i klubit po punon për përshtatjen e vazhdueshme të trajtimit të tij, me qëllim menaxhimin e gjendjes shëndetësore.
Megjithatë, në Mynih nuk ka aq shumë shpresë për rikthimin e Musialës në nivelin e tij të mëparshëm. E ardhmja e talentit gjerman mbetet një pikëpyetje, ndërsa në diskutim është edhe çështja e kontratës dhe pagës së tij.
and then