
SPAK ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj deputetes socialiste Elisa Spiropali. Në materialin kallëzues ngrihen dyshime për disa vepra penale që lidhen me deklarimin e pasurisë, transaksionet financiare dhe ushtrimin e funksioneve publike.
Referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Burime konfirmuan se procedimi penal është regjistruar në emër të bashkëshortit të Spiropalit, Salarjon Totaj dhe motrës së tij.
Në listën e personave ndaj të cilëve kërkohet verifikimi janë pesë emra.
and then