
Juljan Shehu ka gjetur më në fund golin e parë sezonal në kampionatin polak me skuadrën e Vidzeu Lodz, në humbjen 3-1 ndaj Rakov. Momenti më i mirë për mesfushorin e kombëtares me shokë erdhi në minutën e 52-të, kur goli i Shehut çoi shifrat në barazim.
Selahu gjeti mjaft mirë Shehun, i cili lëvizi mjaft mirë dhe me një goditje me të djathtën, i ndihmuar edhe nga një devijim, çoi topin në rrjetë. 28-vjeçari Juljan Shehu ka luajtur 11 ndeshje në këtë sezon, i pesti edicion me fanellën e Lodz.
Pavarësisht kontributit të dy futbollistëve shqiptarë, Vidzeu Lodz vazhdon të vuajë në kampionat dhe mbetet enë garën për mbijetesë.
and then