Aksident në Lezhë–Manati! “Benz”-i përplaset me “Golf”-in dhe përmbyset, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i ri, është përplasur me një automjet tip “Golf” dhe më pas është përmbysur.

Drejtuesi i “Benz”-it ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë ndikuar në aksident, ndërsa rrethanat dhe shkaku i saktë pritet të përcaktohen nga hetimet e policisë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×