Nga 1 janari rriten pagat e policëve, ja sa lekë më shumë do të marrin efektivët e rolit bazë dhe drejtuesit

Nga 1 janari, të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash. Burime bëjnë me dije se rritja do të jetë 20 mijë lekë të reja për punonjësit e rolit bazë dhe 15 mijë lekë të reja për efektivët me grada më të larta, deri te drejtuesi madhor.

Kjo konsiderohet rritja më e madhe e pagave e realizuar ndonjëherë për punonjësit e Policisë së Shtetit. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, e kanë cilësuar më herët këtë masë si një rritje të konsiderueshme për uniformat blu.

Vendimi vjen në një periudhë të tensionuar, pas protestave të zhvilluara ditët e fundit në vend, disa prej të cilave janë shoqëruar me akte dhune dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestave, efektivët kanë qenë në qendër të kritikave dhe akuzave të protestuesve për mënyrën e menaxhimit të situatës.

Pak ditë më parë, qeveria njoftoi gjithashtu një shpërblim prej 2,500 eurosh për punonjësit e Policisë së Shtetit, në vlerësim të angazhimit të tyre gjatë situatave të vështira të krijuara nga protestat.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×