Akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania shqiptari

Është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, shtetasi A. Gj., i akuzuar për disa vepra penale, mes tyre sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Hamza Terziu.

Sipas akuzave, ky shtetas dyshohet se është përfshirë në këtë ngjarje në bashkëpunim, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal.

Gjithashtu, ai akuzohet për “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, sipas nenit 333/a, paragrafi 2, si dhe për “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, sipas nenit 334, pika 1, të Kodit Penal.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×