Dinamo, Daja: Derbi i veçantë ndaj Tiranës, pres fitore

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka folur në prag të përballjes mes Dinamos dhe Tiranës, që do të zhvillohet këtë të enjte.

Derbi ndaj Tiranës – “Derbi luhet për t’u fituar. Janë ndeshje që karakterizohen nga rivaliteti i madh, grinta dhe dëshira e të dyja skuadrave për të dhënë maksimumin dhe për të arritur suksesin. Në përballje të tilla kërkohet përqendrim dhe kujdes maksimal në çdo moment të lojës, pasi të gjithë e dimë se janë detajet ato që bëjnë diferencën. Duke qenë se jemi në një fazë të kampionatit ku skuadrat kanë arritur një konsolidim të manovrës së tyre, besoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar.”

Për përgatitjet dhe objektivin e Dinamos- “Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve për ta përgatitur sa më mirë këtë përballje, me synimin e qartë për të marrë maksimumin. Sigurisht që e vlerësojmë dhe e respektojmë kundërshtarin, por ne duhet të vazhdojmë në rrugën e fitoreve, ku u rikthyem në ndeshjen e fundit. Duam t’i japim vazhdimësi këtij momenti pozitiv dhe të tregojmë sërish vlerat tona në fushën e lojës.”

Për kohën e shkurtër të përgatitjes dhe mundësinë e rotacionit – “Koha në dispozicion për përgatitjen e derbit ka qenë e njëjtë për të dyja skuadrat, ndaj nuk mendoj se kjo përbën një avantazh apo disavantazh për ndonjërën prej tyre. Jam i kënaqur me mënyrën se si kanë punuar djemtë gjatë këtyre ditëve, me seriozitet dhe përkushtim. Mund të bëjmë njëfarë rotacioni në formacion, por gjithmonë duke ruajtur ekuilibrat dhe pa cenuar manovrën e skuadrës.”



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×