
Derbi special mes vëllezërve binjakë Kristian dhe Stiven Shpendi. Çezena mposhti Empolin me rezultatin 2 me 1 në duelin e vlefshëm për javën e 9-të të Serisë B, ku protagonistë u bënë të dy sulmuesët shqiptarë, njëri për mirë dhe tjetri për keq.
Kristian Shpendi realizoi një gol me shumë peshë në minutën e 39-të të sfidës duke i dhënë avantazhin Çezenës, ndërkohë që binjaku i tij, Stiven Shpendi, e mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u ndëshkuar me karton të kuq në minutën 90+5, për një faull serioz.
Për sa i përket Kristianit, i cili është pjesë edhe e Kombëtares shqiptare, për të ky ishte goli i shtatë në 9 javë kampionat. Stiveni në krahun tjetër ka realizuar vetëm 1 gol në 9 ndeshje me Empolin.
and then