
Borussia Dortmund siguron kualifikimin në fazën e 16 skuadrave më të mira të Kupës së Gjermanisë, pas një fitoreje dramatike 3-2 ndaj Werder Bremenit.
Verdhezinjtë e nisin ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e gjashtë me Serhou Guirassyn, ndërsa në të 17-ën Carney Chukwuemeka dyfishon shifrat. Megjithatë, Werder Bremeni reagon në pjesën e dytë, me Niclas Füllkrug që realizon dy gola të shpejtë, fillimisht nga pika e bardhë dhe më pas me një goditje të fuqishme, duke rikthyer baraspeshën në 2-2.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Marcel Sabitzer bëhet heroi i mbrëmjes. Mesfushori austriak realizon një goditje të lirë spektakolare në minutën e 93-të, duke vulosur fitoren 3-2 dhe kualifikimin e Dortmundit në raundin tjetër të DFB-Pokal.
Në sfidat e tjera të raundit të 1/16 ra në sy kualifikimi i Eintrtacht Frankfurt ndaj Hamburg. Shqiponjat triumfuan nëtransfertë 1-3 në “Wolksparkstadion”. Të 4 golat e takimit u realizuan gjatë pjesës së dytë.
Koln shkatërroi Unionin e Berlinit, me vendasit që triumfuan me rezultatin e thellë 5-0 përballë kryeqytetasve. Talenti El Mala shënoi një dopietët, ndërsa Maina, Johanesson dhe Sebulonsen kompletuan suksesin për ekipin vendas.
and then