
Një trup i pajetë dhe i dekompozuar është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, në Kurbin.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i përket shtetasit francez G. P., 61 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, 61-vjeçari dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë, ndërsa nga hetimet e deritanishme dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
and then