Akuzohet se mori zarfin me 4 mln lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit, Leli Kraja

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka caktuar ‘arrest shtëpie’ për administratorin e kompanisë publike “ECO-ELB”, Leli Kraja. Ky i fundit u arrestuar dy ditë më parë në Elbasan. Kraja u vu në pranga nga agjentë të BKH-së në lagjen “Fushë Mbret” të Elbasanit, ndërsa akuzohet se mori një zarf me 4 mln lekë ryshfet nga një biznes.

Emri i Leli Krajës ishte përfshirë më herët në hetimin e Prokurorisë së Elbasanit për aktivitetin e “ECO-ELB”. Në korrik 2025, në kuadër të këtij hetimi u kryen 14 kontrolle në banesa të personave të lidhur me çështjen, mes tyre edhe banesa e administratorit të kompanisë.

Hetimi, i regjistruar që në vitin 2024, është fokusuar te marrëdhëniet institucionale dhe financiare mes “ECO-ELB” dhe tetë bashkive të qarkut Elbasan. Prokuroria kishte marrë në pyetje 43 persona, ndërsa në fokus ishin vendosur edhe zyrtarë vendorë, përfshirë zëvendëskryetarë bashkish, drejtues juridikë dhe drejtues të financave.
Dyshimet e ngritura nga hetuesit lidhen me raste kur shërbimet mund të jenë kryer vetëm pjesërisht, për periudha të kufizuara ose të mos jenë kryer, pavarësisht pagesave të realizuara.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×