Drita triumfon në derbi ndaj Prishtinës, Feronikeli 74 fiton bindshëm ndaj Dukagjinit

Drita ka fituar derbin e xhiros së 11-të të Albi Mall Superligës, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 3:0 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Me të njëjtin rezultat, Feronikeli 74 ka triumfuar ndaj Dukagjinit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Kampionia në fuqi, Drita, ka shënuar fitore të rëndësishme në përballjen ndaj Prishtinës, duke i shkaktuar skuadrës kryeqytetase humbjen e parë në këtë edicion të AlbiMall Superligës.

Gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 37-të, kur Blerim Krasniqi realizoi për 1:0.

Drita e dyfishoi epërsinë në minutën e 62-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Liridon Balaj e dërgoi topin në rrjetë për 2:0, ndërsa rezultatin përfundimtar 3:0 e vulosi Kemehlo Nguena në minutën e 84-t.

Me këtë fitore, Drita regjistron fitoren e gjashtë në kampionat, krahas dy barazimeve dhe dy humbjeve. Skuadra gjilanase ngrihet në pozitën e tretë me 20 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e dyta me 23 pikë. Në krye të tabelës është Malisheva me 26 pikë.

Fitore bindëse në ka shënuar edhe Feronikeli 74, që e mposhti Dukagjinin me rezultat 3:0.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 30-të me golin e Albin Prapashticës, ndërsa fillimi i pjesës së dytë solli dy gola të shpejtë për skuadrën e Drenasit.

Noah Yannick shënoi për 2:0 në minutën e 47-të, kurse vetëm pak çaste më vonë, Prapashtica realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Feronikelin 74.

Kjo ishte fitorja e tretë e Feronikelit 74 në këtë edicion, që ka edhe dy barazime dhe gjashtë humbje. Me 11 pikë, skuadra nga Drenasi renditet në pozitën e tetë.

Në anën tjetër, Dukagjini pësoi humbjen e dytë në kampionat, krahas katër fitoreve dhe pesë barazimeve. Skuadra klinase mbetet në pozitën e pestë me 17 pikë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×