
Lakers fituan sot 132-123 në fushën e Utah Jazz dhe i bashkohen grupit të skuadrave me nga tri fitore në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Mbrëmje magjike për Luka Doncic, që realizoi 52 pikë e 10 asist.
Humbjen e parë pësoi sot ekipi i Philadelphia, që u mund 106-93 në shtëpi nga Detroit. Cade Cunningham me 26 pikë bëri diferencën për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Tyrese Maxey për vendasit. Pa problem fiton Indiana, që falë 24 pikëve të Haliburton, mundi 136-109 Brooklyn.
Mirë po paraqitet skuadra e Oklahoma, ende e pamposhtur, që mundi 108-101 Clippers, ndeshje ke shkëlqeu Alexander Shai me 34 pikë. Vazhdon të zhgënjejë skuadra kampione e New York, që pësoi humbjen e tretë radhazi. Njujorkezët u mundën 111-102 nga Orlando në fushën e tyre, ku vendimtar ishte stoli i ekipit mik, nga ku erdhën 47 pikë.
and then