Theu ‘arrestin në shtëpi’ e plagosi 19-vjeçarin me thikë në Korçë, policia i gjen armë dhe drogë në banesë

Një 23-vjeçar në Korçë, i cili duhej të qëndronte në arrest shtëpie, është kapur nga policia pas disa orësh ndjekjeje, pasi dyshohet se plagosi me thikë një 19-vjeçar gjatë një konflikti.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ku i riu, i identifikuar me inicialet R. I., dyshohet se goditi me thikë në këmbë 19-vjeçarin M. A. Ky i fundit po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, organizuan kontrollet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, i cili u arrestua pas disa orësh kërkimesh.

Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi thikën që dyshohet se u përdor në konflikt, një sasi lënde narkotike kanabis dhe një objekt në formë pistolete.

Nga verifikimet rezultoi se i riu ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj tij rëndojnë dyshimet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×