Shkëlqen Olise, Bayern “thyen” 3-1 Freiburg, i përgjigjet Dortmund

Me Kompany të shtruar në spital, Bayern Munich triumfon 3-1 në transfertë përballë Freiburg, një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme që i rikthen në krye të Bundesligës në kuotën e 17 pikëve, po aq sa B.Dortmund. Siparin e golave e hapi ai që më pak pritej, Umpamecano, me qendërmbrojtësin francez që finalizoi një kundërsulm të shpejtë në minutën e 16-të, i shërbyer nga Olise. Bayern nuk u mjaftua me kaq pasi në fundin e pjesës së parë, në minutën e 42-të, Gnabry dyfishoi shifrat.

Gjigandët gjerman nuk arritën të “vrisnin” ndeshjen dhe në minutën e 82-të, Freiburg rihapi sfidën fal një autogoli të Bischof. Goli bëri më “krah” vendasit të cilët spostuan Bayern në gjysmëfushë, ku u desh edhe një mrekulli e Urbig për të mbajtur në lojë fitoren.

Pas disa tentative të Freiburg, Bayern vulosi përfundimisht fitoren me Olise në minutën e 95-të, ku sulmuesi francez përfitoi nga një gafë e portierit të Freiburg. Ylli francez u shpall edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes, i vlerësuar me notën 9,4.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×